Qyteti bolivian, La Pazi, i vendosur rrëzë maleve, u godit nga një valë e pazakontë të nxehti me nivele rekord të rrezatimit ultravjollcë (UV).
Ekspertët besojnë se ky ndryshim i temperaturave është për shkak të ndryshimeve klimatike, transmeton portal arbresh.info
Nivelet e UV-së në atë qytet kanë arritur numrin 21 javët e fundit në një shkallë që zakonisht ngjitet vetëm në 20. Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), një indeks UV prej 11 konsiderohet tashmë “ekstrem” dhe qytetarët këshillohen të shmangin diellin.
“Dielli është duke ngrohur tmerrësisht. Ky diell nuk është normal”, tha Segundina Mamani, banore në La Paz.
LEXO EDHE —> Ngrohja globale ka vrarë 14 përqind të koraleve në botë
Banorët e këtij qyteti, me një lartësi mbidetare prej 3600 metrash, po mundohen të mbajnë vetën freskët duke ngrënë akullore dhe duke qëndruar në hije.
Malet në Ande mund të preken nga disa prej niveleve më të rrezikshme të rrezatimit UV në botë, me një indeks UV që mund të arrijë numrin 40, por më shpesh është midis 11 dhe 17, shkruan CNN.
Shkencëtarët bolivianë besojnë se ndryshimi i modelit të reshjeve dhe zvogëlimi i mbulesës së reve përforcojnë efektet e rrezatimit UV.
“Mund të ketë të njëjtën sasi shiu në sezonin e shirave, por vetë sezoni tani është më i shkurtër. Kjo do të thotë se nivelet e mbulesës së reve po zvogëlohen dhe nivelet UV po rriten,” tha klimatologu Luis Blacutt i Universidad Mayor de San Andres.
Edhe pse reshjet e herëpashershme kanë sjellë lehtësim për banorët e La Paz këtë javë, ekspertët besojnë se nivelet e larta të rrezatimit UV do të zgjasin për të paktën një javë tjetër./arbresh.info/
Berisha i drejtohet shqiptarëve në Londër: Keni rol përcaktu...
Anglia merr fitore të thellë ndaj Irlandës dhe rikthehet në ...
Kurti: Doracakët asnjëherë nuk kanë qenë kurrikulë e as teks...
‘Termokos’: 17.500 konsumatorë me pajisje matëse për ngrohje
Eksperti gjerman bën një propozim radikal: Burrat patentë-sh...
Scholz mbron bisedën telefonike me Putinin