Ka filluar seanca e sotme gjyqësore ndaj ish-krerëve të OVL-UÇK, Hysni Gucatit dhe Nasim Haradinajt në Dhomat e Specializuara të Kosovës.
Sot në sallën e gjyqit para trupit gjykues po bëhet dëgjimi i dëshmitarit të tretë dhe po intervistohet nga mbrojtja e të akuzuarve, raporton arbresh.info
Rees: Ju u bëtë oficerë për sigurinë e dëshmitarëve në zyrën e ZPS-së në shtator të 2019?
Dëshmitari: Po
Rees: Në atë detyrë mbetët deri në prill të vitit 2021 kur u bëtë udhëheqës i ekipit për sigurinë dhe trajtimin e dëshmitarëve, kështu?
Dëshmitari: Po
Rees: Deri në mesin e tetorit 2020 detyrën e kryente një udhëheqës tjetër i ekipit për sigurinë dhe trajtimin e dëshmitarëve, kështu?
Dëshmitari: Ai ishte në atë detyrë deri më datën 31 dhjetor 2020
Rees: Dhe pse ai e la atë post?
Dëshmitari: Ai u largua për shkak të Brexit-it për shkak se ishte shtetas i Britanisë së Madhe
Rees: Domethënë ai jo vetëm që e la postin por e la edhe punësimin me ZPS-në, kështu?
Dëshmitari: Po e saktë.
Rees: A mund të na shpjegoni pak më shumë se çfarë lidhje ka Brexit-i me largimin e tij.
Dëshmitari: Për arsye se shtetasit e Mbretërisë së Bashkuar, duhej të largoheshin nga organizata përpara 1 janarit 2021.
Rees: A nuk keni punonjës së Britanisë së Madhe në ZPS?
Rees: Pse një anëtar i ZPS-së që ka qenë shtetas i Britanisë i ka ikur përgjegjësisë ndaj Brexit, siç thoni që ka bërë zotëri Goodman?
Dëshmitari: Nuk di për këtë pyetje.
Rees: Emri i tij paraqitet në shënimet për kontakte që keni pasur me dëshmitarë dhe që janë nxjerrë deri tani, përafërsisht me datën 14 tetor dhe pas asaj dikund pas datës 14 dhjetor, a ka qenë ai aktiv deri në javën e tretë të dhjetorit?
Dëshmitari: Ai ka qenë aktiv deri më 31 dhjetor, mirëpo duke qenë se kishte shumë ditë të lira pushimi, ai i përdori disa prej tyre.
Rees: Dhe më pas, së paku për tre muaj pozita e udhëheqësit të tipit për mbrojtjen dhe trajtimin e dëshmitarëve ishte e lirë apo jo?
Dëshmitari: Po.
Rees: Ju asnjëherë skeni punuar si heutes me ZPS-në, është kështu?
Dëshmitari: Po.
Rees: Detyrat e juaja nuk kishin të bëjnë me përfshirjen në hetime a është kështu?
Dëshmitari: Po.
Ish-krerët e OVL-UÇK akuzohen për vepra penale kundër administrimit të drejtësisë, konkretisht për pengim të personave zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare, për frikësim të dëshmitarëve, për hakmarrje dhe për shkelje të fshehtësisë së procedurës./ArditëShkodra/arbresh.info/
Në zonën 60 km/h voziti 117 km/h, policia shqipto gjobë prej...
Hamzën në Hannover dhe Köln: Kosova është shtëpia jonë e për...
Vazhdojnë paraqitjet e mira të Zhegrovës – shpallet lojtari ...
Osmani: Kosova dhe Kanadaja do ta fillojnë Programin e Bashk...
Haradinaj: Kosova direkt në NATO, është kthesa e madhe për K...
Erdogan synon rritjen e tregtisë me Rusinë