Kripa e Himalajes: Vlerat e saj një fakt apo një mashtrim?

10:37 | 4 Nëntor 2021
Trina Galanxhi

Shpesh dëgjojmë se kripa e Himalajeve është më cilësore dhe më e shëndetshme se kripa e zakonshme e tryezës.

Por, sa është e vërtët kjo?

Gjegjësisht, kripa rozë Himalaje ka një sasi pak më të lartë të mineraleve gjurmë, dhe kjo është arsyeja pse ajo është bërë e njohur.

Kjo kripë vjen nga miniera Kerva e vendosur pranë Himalajeve në Pakistan. Procesi natyral i vjeljes së kripës e lejon atë të “posedojë shumë minerale të tjera dhe elementë gjurmë që nuk gjenden në kripën e zakonshme të tryezës”, sipas burimeve të shumta.

Edhe pse është e vërtetë që kripa rozë përmban rreth 84 minerale dhe element të ndryshëm, ajo ka ngjyrë unike dhe shije të ndryshme nga kripa e zakonshme, megjithatë për nga vlerat ushqyese kripa e Himalajeve është e ngjajshme me kripën e zakonshme, shkruan Medical Today.

Sipas ekspertëvë, nëse zavendësoni kripën e zakonshme me atë të Himalajeve nuk është se do të merrni përfitime të mëdha shëndësore.

LEXO EDHE —> Kripa po vret shqiptarët! Mjekët: Konsumohet 6 herë më shumë kripë se norma e lejuar

Një tjetër pretendim popullor është se kripa rozë Himalayan është më pak e përpunuar dhe “më e natyrshme” se kripa e detit. Përsëri, kjo është disi e vërtetë, por ndikimi në shëndetin tuaj është minimal. Studime të shumta tregojnë se kripa e detit shpesh ka agjentë kundër mpiksjes dhe humbet disa lëndë ushqyese gjatë procesit të bluarjes, por në atë mënyrë ka edhe më pak papastërti.

“Mund të bëjë një ndryshim të vogël në reduktimin e konsumit të përgjithshëm të kripës, gjë që është një punë e madhe”, thotë dietologia Rene Ficek.

“Sa më shumë kripë të hani, aq më shumë lëngje mbani dhe aq më e vështirë është për zemrën që të punojë në përpunimin e këtij lëngu, gjë që mund të rrisë presionin e gjakut”, shtoi ajo.

Megjithatë, truku tani është se nëse e shmangni plotësisht kripën e zakonshme, ajo mund të sjellë probleme.

Kripa e detit është burimi kryesor dietik i jodit dhe ëshë një mineral shumë i rëndësishëm që i mungon kripës së Himalajeve.

Ne kemi nevojë për jod në mënyrë që hormonet tiroide dhe metabolizmi të funksionojnë mirë,

Pra, nëse e zëvendësojmë përgjithmonë kripën e detit me kripën e Himalajeve, atëherë në dietë duhet të shtohen burime të tjera të jodit – peshku, produktet e qumështit ose suplementet.

Megjithatë, përpara ndryshimeve në dietë është gjithmonë e rëndësishme të flisni me mjekun.

Vëmendje e veçantë duhet t’i kushtohet konsumimit të natriumit për shkak të ndikimit në shëndetin e zemrës dhe veshkave. Rekomandohet, për shembull, të konsumoni më pak se 2300 miligram natrium në ditë.

Kripa e Himalajeve është e bukur dhe e shijshme, është më e shtrenjtë se kripa e zakonshme dhe nuk përmban jod.

Çështja është të vëzhgoni marrjen totale të natriumit dhe të mos ndiheni nën presion për të kaluar në kripën rozë Himalayan për shëndetin, dhe nëse dëshironi vërtet, mund ta kombinoni atë me kripën standarde të detit./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme