Shuma marramendëse që është paguar Beatrix Ramosaj për një fotosesion

08:46 | 4 Nëntor 2021
A. B.

Këngëtarja shqiptare, Beatrix Ramosaj, ka pak ditë që i është bashkuar shtëpisë së Big Brother VIP.

Banorët mbrëmë kanë luajtur një lojë të quajtur “Loja e sinqeritetit”, e cila është mundësuar nga një prej sponsorëve të spektaklit, shkruan arbresh.info

Personazhet VIP duhet t’i drejtonin njëri-tjetrit pyetje, përgjigjet e të cilave duhej të ishin të sinqerta.

Ramosajt i është bërë një pyetje që lidhej me profitet e saj në karrierë.

Ajo është pyetur se cila është shuma më e madhe që ka fituar për ndonjë punë dhe duke qenë e shpejtë në përgjigje, Ramosaj tha: “Për një set fotografik jam paguar 5000 euro”.

Përndryshe që nga fillimi i këtij spektakli, Big Brother është kthyer në një prej formateve më të diskutuara në shtypin rozë dhe rrjetet sociale. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme