Google ADS

Rama me Vuçiç presin kryeministrin malazez në Beograd

23:20 | 3 Nëntor 2021
Trina Galanxhi

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç ka publikuar pamjet e pritjes së kryeministrit të Malit të Zi, Zdravko Krivokapiç.

Në krah të Vuçiç qëndron kryeministri shqiptar Edi Rama që ndodhet në Beograd për samitin “Open Balkan”.

Të tre kanë hyrë për të parë nga afër ambientet e punës në kullën e Beogradit dhe më pas do të shkojnë për të darkuar.

“Sonte po vizitojmë Kullën e Beogradit. Më pas do të vijojë një darkë pune në të cilën ndër të tjera do të diskutojmë për projektet e infrastrukturës. Mirë se vini në Beograd të dashur miq!,” – shkruan Vuçiç./lapsi/

Të ngjashme