Google ADS

Fero tallet me Unikkatilin, e etiketon në njoftimin e një restoranti ku kërkohet ndihmës-kuzhinier dhe enëlarës

23:00 | 3 Nëntor 2021
KRG

Reperi i njohur shqiptar, Fero, ka treguar disa herë se nuk gëzon respekt për disa prej emrave shqiptarë eminent të muzikës hip-hop.

E një ndër ta duket se është edhe reperi shqiptar Unikkatil, i cili jeton dhe vepron në Amerikë.

Me këtë të fundit, Fero madje është tallur publikisht në rrjetet sociale, duke e etiketuar atë në njoftimin e një restoranti që po kërkonte ndihmës-kuzhinier/e, skarist/e dhe enëlarës/e.

Në mesin e shumë komenteve, mund të shihet se spikat kometi i reperit nga Gjilani, i cili i është referuar faktit që flitet se Unikkatil punon në një rrjet restorantesh në Amerikë.

Replikat përbri këtij komenti kanë qenë të shumta, shumica prej të cilëve janë befasuar nga kjo tallje e tij.

Ndërkohë deri më tani, nuk është se është ditur publikisht për ndonjë raport jo të mirë dhe disrespektues mes Feros dhe Unikatilit. /Telegrafi/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme