Qeveria e Kosovës: Albin Kurti është i pajisur me vizë amerikane, së shpejti do të udhëtojë për në SHBA

20:44 | 3 Nëntor 2021
L G

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, së shpejti do të udhëtojë për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Kështu ka bërë të ditur për arbresh.info zëdhënësja e Qeverisë së Kosovës, Rozafa Kelmendi.

Ajo i ka thënë arbresh.info se Kurti është i pajisur me vizë amerikane dhe vizita e tij në SHBA është duke u planifikuar.

“Nuk është e vertetë. Kryeministri Kurti është i pajisur me vizë amerikane. Ai do të udhëtojë për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës së shpejti. Vizita e tij është duke u planifikuar”, tha Kelmendi për arbresh.info.

Ndryshe, në disa mediume u raportua se Kurtit nuk i është dhënë viza amerikane. Ky lajm bëri bujë në mediumet serbe.

“Amerikanët refuzuan Kurtin”,   është titulli i shkrimit në mediumin serb “B92”.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme