Google ADS

Kosova humb ndaj Turqisë në Hendboll

20:17 | 3 Nëntor 2021
KRG

Kombëtarja e Kosovës në Hendboll ka humbur ndeshjen ndaj kombëtarës së Turqisë me rezultat 25:23 në favor të kundërshtarit.

Në këtë përballje, Turqia ishte nikoqire, ndërkaq ndeshja filloi në orën 16:00.

Kujtojmë se, pjesa e parë u përmbyll me rezultat 15:14 në favor të përfaqësueses së Turqisë.

Në pesë ndeshjet e fundit në vitin 2021, formë më të mirë ka Kosova, e cila ka regjistruar një fitore, një barazim dhe tre humbje, krahas pesë humbjeve radhazi të Kombëtares së Turqisë.

‘Lojtarët u angazhuan maksimalisht, por këtë herë nuk mjaftoj. Ndeshje e fortë me Turqinë, ndërsa në fund humbim me dy gola dallim’, thuhet në njoftimin e Federatës në Facebook.

 

Të dielën Kosova ndeshet me Belgjikën, në Prishtinë. /GSH/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme