Të enjten dhe të premten do të mbahet takimi i shtatë i Komisionit Parlamentar për Stabilizim-Asociimi BE-Kosovë.
Në mbledhjen do të marrin pjesë krerët e institucioneve vendore, përfshirë kryeministrin Albin Kurti dhe kreun e Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, si dhe krerë të Parlamentit Evropian dhe Bashkimit Evropian.
Takimi do të mbahet për dy ditë radhazi në Kuvendin e Kosovës./arbresh.info/
Agjenda:
Më 4 dhe 5 nëntor 2021, në Kuvendin e Republikës së Kosovës mbahet Takimi VII i Komisionit Parlamentar për Stabilizim-Asociim BE – Kosovë.
Agjenda për ditën e enjte, 4 nëntor:
16:00 – 18:30 – Sesioni i parë i punës i Takimit VII të KPSA-së BE-Kosovë, nën kryesimin e përbashkët të:
Mimoza Kusari-Lila, kryetare e delegacionit të Kosovës dhe
Romeo Franz, kryetar i delegacionit të PE-së
Fjalimet e mirëseardhjes:
Glauk Konjufca, kryetar i Kuvendit të Kosovës
Albin Kurti, kryeministër i Republikës së Kosovës
Fjalimet hyrëse:
Besnik Bislimi, zëvendëskryeministër, në emër të Qeverisë së Kosovës
Tomáš Szunyog, Shef i Zyrës së BE -së / Përfaqësues Special i BE -së në Kosovë
Vendi: Salla plenare e Kuvendit të Kosovës
Agjenda për ditën e premte, 5 nëntor:
9:00 – 12:30 – Sesioni i dytë i punës i Takimit VII të KPSA-së BE-Kosovë
Vendi: Salla plenare e Kuvendit të Kosovës
12:30 – 12:45 – Konferenca për shtyp e të dy bashkëkryesuesve: znj. Mimoza Kusari – Lila dhe Romeo Franz.
Vendi: Holli i Kuvendit
Gjatë takimit, përfaqësuesit e mediave duhet t’u përmbahet masave për parandalimin e virusit Covid 19.
Victoria Beckham zbulon arsyen pse ka ngrënë vetëm peshk dhe...
Reshje bore rekord në Seul/ Fluturime të anuluara dhe mijëra...
Sulmohet stacioni policor në Zveçan, hidhen dy granata dore
Përgjatë 24 orëve shqiptohen mbi 2 mijë gjoba trafiku
Kryeministri britanik: Armëpushimi në Liban do të jetë lehtë...
Gjesti eskalon nga xhelozia, hedh në pishinë Xhenetën e Vull...