Google ADS

Rama: Nga 1 korriku 2022, taksë zero për pagat deri në 400 mijë lekë

15:23 | 3 Nëntor 2021
Arditë Shkodra

Kryeministri Edi Rama njofton se duke nisur nga 1 korriku i vitit që vjen, do të ketë zero taksë për pagat deri në 400 mijë lekë.

Rama e kishte paralajmëruar këtë vendim më 15 mars të këtij viti, gjatë fushatës zgjedhore, por atëherë kishte thënë se ky vendim do të hynte në fuqi që në 1 janar të 2022-it.

Ndërkohë qeveria planifikon po ashtu të rishikojë disa kufij të tatimit mbi të ardhurat edhe mbi pagat e tjera. Është propozuar që tatimpaguesit me paga deri në 50 mijë lekë, tu përgjysmohet tatimi për të ardhurat për fashën nga 30 deri në 50 mijë lekë që sot është 13%.

Të ngjashme