Google ADS

Eriksen mund të shkëmbehet me këtë futbollist

13:32 | 3 Nëntor 2021
A. B.

Interi dhe Ajaxi po mendojnë për shkëmbimin, Eriksen s’mund të luajë në Serie A me defibrilator

Eksperienca e Christian Eriksenit në Inter duket se ka marrë fund.

Mesfushori danez nuk ka të drejt të luajë në Serie A me defibrilator, të cilin e ka vendosur pas sulmit në zemër që e pati në Euro 2020.

Prandaj, ish-futbollisti i Tottenhamit mund të rikthehet në Holandë.

Sipas mediumit italian “Tuttosport”, Interi dhe Ajaxi po e mendojnë shkëmbimin e futbollistëve.

Me këtë rast, Eriksen do të përfundonte në Amsterdam, kurse portieri Andre Onana në Milano.

Mbetet të shihet nëse ky ndërrim do të realizohet në afatin kalimtar të janarit. /GE/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme