Ambasadorja e SHBA-së në Shqipëri, Yuri Kim ka zhvilluar këtë të mërkurë një takim me kryetarin e Grupit Parlamentar të PD-së, Alfred Rushaj dhe kryetarin e Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla.
Përmes një postimi në rrjetin social “Twitter”, pas takimit, Kim shkruan se “është e rëndësishme që palët të trajtojnë njëra-tjetrën me respekt të ndërsjellë, të diskutojnë dallimet me ndershmëri, të ngrihen mbi partishmërinë kur është e mundur”.
Me ardhjen e opozitës në kuvend, këtë legjislacion të ri, Partia Demokratike ka bërë disa propozime për ndryshime kushtetuese, ku kryesoret janë rikthim i koalicioneve parazgjedhore, rikthim i komunave dhe vetting i politikanëve. Partia Socialiste ka shprehur gatishmërinë për t’u ulur në tryezë me opozitën dhe për të diskutuar.
Thank you to Parliamentary group leaders @taulantballa and @AlfredRushaj for today’s meeting to share views on their respective legislative priorities. Important for parties to treat each other w/mutual respect, discuss differences honestly, rise above partisanship when possible. pic.twitter.com/aSii4Y0gKE
— Ambassador Yuri Kim (@USAmbAlbania) November 3, 2021
Driloni flet për largimin e Edit dhe miqësinë me të
Kryebashkiakja e Durrësit në pesëvjetorin e tërmetit: Rindër...
Kumbaro ndan artikullin e “El Periódico” për Shqipërinë: Jo ...
Rita Ora feston sot ditëlindjen e 34-të
Zeqiri: Një shoqëri e mire është kur të gjithë kanë qasje të...
Osmani takohet me ministrin kolumbian, theksohet rëndësia e ...