Eskalon situata me Covid-19 në Gjermani, mbi 100 viktima në ditë

13:06 | 3 Nëntor 2021
A. B.

Gjermania po përjeton “një pandemi të pavaksinuar”.

Në 24 orët e fundit ka pasur 194 vdekje nga virusi Covid-19, një javë më parë ishin 114, shkruan “The Guardian”, transmeton arbresh.info

Kështu deklaroi ministri gjerman i Shëndetësisë, Jens Spahn.

“Në një ditë ka përsëri mbi 100 vdekje. Shifrat janë shqetësuese”, u shpreh Presidenti i institutit gjerman Robert Koch, Lothar Wieler, në një konferencë për shtyp në Berlin. “Vala e katërt zhvillohet pikërisht ashtu siç e kemi imagjinuar, pikërisht sepse shumë nuk janë vaksinuar”, shtoi ai.

Gjermania dëshiron të përshpejtojë tërheqjen e vaksinave me dozën e tretë, tha tutje ministri i Shëndetësisë Jens Spahn. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme