Trajneri i Atalantës zbulon se çfarë bisedoi me Ronaldon pas ndeshjes

12:14 | 3 Nëntor 2021
A. B.

Trajneri i Atalantës, Gian Piero Gasperini, ka zbuluar hollësi nga biseda që e kishte me Cristiano Ronaldo pas përfundimit të ndeshjes, në të cilën ylli portugez e shpëtoi nga humbja Manchester Unitedin.

Ronaldo i shënoi dy gola për ta ndihmuar Unitedin ta nxjerrë një barazim vendimtar 2:2 të martën në Ligën e Kampionëve.

Sulmuesi 36-vjeçar e shënoi golin e barazimit nga asgjë në çastet e fundit të ndeshjes në Bergamo.

Gasperini u pa duke biseduar me Ronaldon në fushë pas ndeshjes, dhe tani ka treguar se për çfarë kishin folur ata dy.

“Në fund të ndeshjes fola me Ronaldon. Ai është lojtar i jashtëzakonshëm, disa njerëz madje e quajnë problem atë”, tha Gasperini për Sky Italia.

“Sa problem i mirë ta kesh. Ai rrallë herë gjuan jashtë cakut; gjysma e goditjeve të tij përfundojnë në rrjetë, gjysma tjetër pritën nga portierët”, shtoi ai.

“I thashë atij: ‘A e dini se çfarë themi ne në Itali?’ Vafsh në djall’”.

Ronaldo i ka tani pesë gola në katër ndeshje në Ligën e Kampionëve për Manchester Unitedin këtë sezon. /GE/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme