Është miratuar kërkesa e Zyrës së Prokurorit të Specializuar (ZPS) për ftimin e një dëshmitari shtesë në gjykimin ndaj Hysni Gucatit dhe Nasim Haradinajt.
Këtë kërkesë e ka miratuar trupi gjykues i kryesuar nga Charles L Smith II, raporton arbresh.info
Gjykimi në rastin Gucati dhe Haradinaj ka filluar më 7 tetor 2021, i dyti pas atij të Salih Mustafës.
Në rastin Gucati dhe Haradianj kanë përfunduar dëshminë dy dëshmitarë, ndërsa i treti pritet të vazhdojë më 4 nëntor, ku do të intervistohet nga mbrojtja e të akuzuarve.
Kujtojmë që Hysni Gucatit dhe Nasim Haradinaj iu është vazhduar paraburgimi nga trupi gjykues më 27 tetor 2021, dër në një vendim tjetër pas pranimit të informatave që kanë kërkuar nga Policia e Kosovës.
Ish-krerët e OVL-UÇK akuzohen për vepra penale kundër administrimit të drejtësisë, konkretisht për pengim të personave zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare, për frikësim të dëshmitarëve, për hakmarrje dhe për shkelje të fshehtësisë së procedurës.
Në organizatën që ata drejtonin kishin arritur disa pako që pretendohej të ishin me dokumente që kishin rrjedhur nga Zyra e Prokurorit të Specializuar. Të gjitha këto ata i kishin bërë publike përmes konferencave për media dhe paraqitjeve të tjera publike.
Ata janë arrestuar më 25 shtator 2020 në Prishtinë prej kur edhe mbahen në qendrën e paraburgimit në Hagë./ArditëShkodra/arbresh.info/
Më poshtë gjeni dokumentin e plotë me vendimin nga trupi gjykues në Hagë të Holandës:
Kryeministri rumun pranon se Kosova luajti mirë, por thotë s...
Zëdhënësja e Qeverisë së Maqedonisë së Veriut: Mbledhja e pë...
Ahmeti, Qeverisë së Kosovës: Mos heshtë për shqiptarët në RM...
Të paktën 11 të vrarë, 89 të plagosur nga sulmi rus në Ukrai...
4.9 milionë vizitorë në zonat e mbrojtura në Shqipëri, Kumba...
Fshehën kokainën në lëkurë të kafshëve, të dyshuarit dalin s...