Google ADS

‘’Sylejmani i madhërishëm’’ dënohet me 16 vite burg

10:30 | 3 Nëntor 2021
A. B.

Aktori i njohur turk, Adnan Koç është dënuar me 16 vite e 8 muaj burg nga gjykata e Stambollit.

Aktori i njohur i serialeve turke u arrestua në vitin 2018 në qytetin Atasehir gjatë një operacioni anti-drogë, ku ai bashkë me vëllain dhe disa të tjerë rezistuan gjatë aksionit me ç’rast edhe plagosën disa efektivë të rendit.

Siç raporton mediumi i njohur turk “Sabah“, krahas akuzës për trafik të lëndëve narkotike, gjykata e dënoi atë edhe për “tentativë vrasjeje të punonjësit të policisë”.

Kjo është një akuzë e rëndë sipas kodit penal turk, detaj i cili edhe i ka rënduar vitet e burgut.

Koç ka luajtur në një numër të madh telenovelash turke, një pjesë e të cilave, përfshirë “Sulejmanin e madhërishëm” ku kishte rolin e Behram pashës, serial që në Shqipëri dhe Kosovë ka pasur audiencë maksimale.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme