Gjykata Themelore në Pejë, Dega në Deçan ka shpallë aktgjykim dënues prej një viti burgim ndaj të pandehurit me inicialet F.H.
Sipas njoftimit për media thuhet se i pandehuri F.H në fund të muajit mars 2020 e deri me datë 10.08.2020, në Deçan, duke shfrytëzuar gjendjen e rëndë financiare të dëmtuarit, kontrakton dhe pranon për vete shumën dukshëm jo proporcionale të pasurisë në këmbim të shërbimit, dhënies së të hollave të dëmtuarit, transmeton arbresh.info.
Derisa në atë mënyrë që në kohën e lartcekur ia jep të dëmtuarit shumën e përgjithshme të hollave prej 2 mijë e 100 euro, ku i dëmtuari më vonë ia kishte kthyer shumën prej 2000 euro të borxhit bazë duke mbetur borxh edhe shumën prej 100 euro.
Ndërsa, i pandehuri i ka kërkuar të dëmtuarit një shumë prej 1 mijë e 500 euro të tjera si kamatë vonesë dhe shumën prej 100 euro të mbetura nga borxhi, e në total shumën prej 1 mijë e 600 euro, të cilat i dëmtuari nuk ka arritur të ja paguaj deri me datë 10.08.2020 dhe i shkakton vetës lëndime trupore duke inskenuar dhe raportuar rrejshëm ne polici rastin e sulmit me qellim që t’i shmanget datës kur kishte për t’i dhënë paratë të pandehurit.
Ndërkaq, i pandehuri me këtë ka realizuar dobi pasurore në emër të kamatës së kundërligjshme në shumën e përgjithshme prej 1 mijë e 500 euro.
“I pandehuri ka kryer vepër penale fajdeja nga neni 331 par.1 të KPK-së. Të pandehurit F.H. gjykata i shqiptoj dënimin me burg në kohëzgjatje prej një (1) viti i cili dënim duhet të ekzekutohet menjëherë pas plotfuqishmërisë së aktgjykimit. Kundër këtij aktgjykimi pala e pakënaqur ka të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit”, thuhet në njoftim. /arbresh.info/
Ku mos mu HUTU me BLACK FRIDAY Artmotion
FSK testoi kapacitetet e komunikimit C4I
Si shkak i erërave të forta vazhdojnë problemet me energji
Driloni befason Drenushën me deklaratë: 15 vjet diferencë në...
Aksident mes një motoçiklete dhe një veture në Prishtinë, lë...
Hoti: Të fokusohemi në ekonominë e vendit, është humbur shum...