Google ADS

Dy vllëzer humbin jetën në një aksident në Greqi

09:13 | 3 Nëntor 2021
Përparim Bublaku

Një aksident tragjik i ka marrë jetën dy vëllezërve në Greqi. Viktimat janë të moshave 33 dhe 36 vjeç. Makina e tyre u përplas me një kamion. Aksidenti ndodhi pasditen e së martës në autostradën Vlachioti – Molaon.

Sipas mediave greke, janë ende të paqarta rrethanat e përplasjes së makinës me kamionin. Nga përplasja e fortë humbën jetën dy vëllezërit që udhëtonin me automjet.

Në momentin e aksidentit rruga ka qenë e lagësht për shkak të reshjeve të shiut. /tvklan.al

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme