Takimi i nismës për “Open Balkan”, Rama në Beograd

08:20 | 3 Nëntor 2021
V. S.

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama do të jetë i pranishëm në Beograd për takimet e radhës për “Open Balkan” që pritet të zhvillohen sot dhe nesër.

Zyra e kryeministrit e ka konfirmuar për Euronews Albania se nuk ka asnjë ndryshim plani për takimin e sotëm, pas dorëheqjes së Zoran Zaev nga posti i kryeministrit të Maqedonisë së Veriut.

“Open Balkan” është një nismë mes Shqipërisë, Maqedonisë së Veriut dhe Serbisë. E njohur më herët si Mini-Shengeni Ballkanik, nisma ka nxitur debat mes vendeve të Ballkanit, ku Kosova, Mali i Zi dhe Bosnjë-Hercegovina nuk kanë pranuar të angazhohen.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme