Basha i jep lamtumirën e fundit babait: Për familjen tonë kjo është një humbje e madhe

Lulzim Basha
22:08 | 2 Nëntor 2021
L G

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha i ka dhënë sot lamtumirën e fundit babait të tij, i cili ndërroi jetë të dielën pas një sëmundje të gjatë.

Përmes një postimi në Facebook, Basha shkruan se për familjen e tij, kjo ishte humbja më e madhe.

Basha falënderoi të gjithë ata që në këto momente të vështira i qëndruan pranë, duke ia lehtësuar sado pak dhimbjen.

“Sot i dhamë lamtumirën babait tim Xhelalit i cili u nda nga kjo jetë pas një beteje të gjatë, duke na hidhëruar dhe ligështuar mamanë time Remzijen, mua dhe vëllain tim Erlindin, Aurelën, vajzat, familjarët dhe miqtë e shumtë të tij dhe familjes. Ai u largua në paqe i rrethuar nga dashuria dhe përkujdesi i njerëzve të tij të dashur”, shkruan Basha./arbresh.info/

Postimi i plotë:

Në këto momente dhimbje të rëndë për familjen tonë, falenderojmë me mirënjohjen më të thellë të gjithë miqtë dhe dashamirët që na u gjendën dhe na lehtësuan, me praninë, mendimet, mesazhet, lutjet dhe mbështetjen e tyre.
Falenderojmë mjekët, infermierët dhe të gjithë personelin shëndetësor për përkujdesjen e tyre të dhembshur për babain gjatë gjithë kësaj periudhe.
Për familjen tonë kjo është një humbje e madhe. Por po kaq i madh është ngushëllimi që Zoti e mori me qetësinë dhe dinjitetin që i fali në çdo çast të jetës së tij, si dhe lutjet tona që shpirti ti prehet në paqe!

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme