Wolfsburg arrin fitore ndaj  FC Salzburg

20:47 | 2 Nëntor 2021
KRG

Sot janë duke u zhvilluar ndeshjet e radhës së Ligës së Kampionëve.

Ndeshja mes Wolfsburgut dhe  FC Salzburugut ka përfunduar me rezultat 2-1 në favor të “Ujqërve”.

Goli i parë i ndeshjes erdhi në minutën e katërt, ku autor i golit ishte Ridle Baku i cili u asistua nga Yannick Gerhardt.

Ndërsa Salzburg barazoi rezultatin në minutën e 30-të, ku autor i golit ishte Maximilian Wober.

pjesa e parë e ndeshjes ka përfunduar me rezultat 1-1.

Ndërsa në minutën e 60-tëm Wolfsburg ka shënuar gol duke e bërë rezultatin në 2-1.

Autor i golit ishte Lucas Nmecha i cili u asistua nga Maximilian Arnold dhe me këtë rezultat ka përfunduar ndeshja.

Wolfsburg pas kësaj fitore gjendet në vendin e dytë të tabelës me pesë pikë në grupin G, ndërsa Salzburg gjendet në vendin e parë me shtatë pikë. /arbresh.info/

Lexo edhe :

Chelsea mposht Malmon me epërsi minimale

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme