Google ADS

Platini dhe Blatter, akuzohen për mashtrim – kërcënohen me nga pesë vite burg secili

19:21 | 2 Nëntor 2021
KRG

Ish-presidentët e UEFA-s dhe FIFA-s, Michel Platini dhe Sepp Blatter, akuzohen për mashtrim dhe së shpejti do të dalin në gjyq në Zvicër.

Ata do të gjykohen për mashtrim në të cilin Blatter i pagoi Platinit plot 2 milionë franga zvicerane (1.89 milionë euro) nga një llogari e FIFA-s në vitin 2011.

Të dy, të cilëve u ishte ndaluar të punonin përgjithmonë në futboll në vitin 2015, pretendojnë se “gjithçka ishte sipas ligjit”.

Blatter pretendon se i ka paguar para Platinit për shërbime konsulence nga viti 1998 deri në 2002 dhe se marrëveshja që kishin ishte bërë në mënyrë verbale “më shumë se 20 vjet më parë”.

Nëse shpallen fajtorë në një gjykatë në Bellinzona, Blatter, 85 vjeç dhe Platini, 66 vjeç, mund të përballen me deri në pesë vjet burg secili.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme