Antonio Conte do të jetë trajneri i dytë më i paguar në botë, pasi u emërua trajner i Tottenhami të martën për ta zëvendësuar të shkarkuarin Nuno Espirito Santo.
Conte nënshkroi marrëveshje 18 mujore me Tottenhamin, deri në qershor 2023, por me mundësi vazhdimi.
Conte, i cili u takua me skuadrën e tij të re për herë të parë sot në mëngjes, rikthehet në Premierligë tri vjet pasi e kishte arritur lavdinë me Chelsean, duke i fituar Premierligën dhe FA Cup.
52-vjeçari do t’i fitojë hiç më pak se 15.6 milionë euro në vit në klubin e Spurs, duke u bërë kështu trajneri i dytë më i paguar në botë, pas Pep Guardiolës së Manchester City.
Guardiola i fiton 23 milionë euro te kampioni i Premierligës.
Diego Simeone i Atletico Madridit është trajneri i tretë më i paguar në botë me 15 milionë euro në vit.
Pas tyre vijnë, Jose Mourinho i Romës me 13 milionë euro në vit, Jurgen Klopp i Liverpoolit me 10.5 milionë euro në vit dhe Massimiliano Allegri i Juventusit me 9 milionë euro në vit.
Ndërsa në Inter, Conte kishte pagë më të vogël, por aspak të dobët, 12 milionë euro në vit.
Sulmohet me raketa agjencia paqeruajtëse e OKB-së në Liban
Stuhi, reshje shiu dhe dëbore godasin Shtetet e Bashkuara
Mali i Zi “plotësisht gati” që ura mbi lumin Buna të përfund...
Rina Balaj dhe Mato Lale publikojnë këngën “Të dy”
Qytetarët ankohen për ngecje të punimeve në rrugën Prishtinë...
Tottenhami ‘gjunjëzon’ Man Cityn – fiton me rezultat të thel...