Gjenden 13 emigrantë nga Siria në Shkup

14:24 | 2 Nëntor 2021
V. S.

Siç njoftojnë nga MPB, janë gjetur 13 emigrantë nga Siria në autostradën Gjevgjeli Shkup në automjet “BMW” me tabela të Shkupit.

Sipas policisë, mbrëmë pas mesnatës, policët në Bogorodicë kanë privuar nga liria D.J (24) dhe Gj.B (21) nga Bogdanci për shkak se në automjetin që e ka drejtuar D.J dhe bashkudhëtar ka qenë Gj.B janë gjetur 13 emigrantë nga Siria.

Emigrantët janë dërguar në Qendrën transitore në Gjevgjeli.

Pas dokumentimit të plotë të rastit, kundër tyre do të ngritet kallëzim penal për trafikim me njerëz./Telegrafi/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme