Oda e Hotelerisë më 10 kërkesa për Qeverinë

14:13 | 2 Nëntor 2021
V. S.

Përfaqësues të Odës së Hotelerisë dhe Turizmit janë takuar sot me zëvendëskryeministrin Besnik Bislimi dhe ushtruesen e detyrës së ministrit të Shëndetësisë, Dafina Gexha-Bunjaku.

Në njoftimin e OHK-së bëhet e ditur se në takim janë paraqitur kërkesat që ka ky sektor.

“Kryetari i Odës së Hotelerisë dhe Turizmit të Kosovës prof. Dr. Hysen Sogojeva, bashkë me drejtorët e departamenteve të estradës dhe të sallave të dasmave z. Afrim Muqici dhe z. Driton Hoti, si dhe me drejtorin ekzekutiv z. Visar Demolli, pas presioneve të shumta për takim me kryeministrinë dhe ministrinë e Shëndetësisë, sot kanë mbajtur takim me zëvendëskryeministrin z. Besnik Bislimi si dhe U.D e Ministrisë së Shëndetësisë znj. Dafina Gexha-Bunjaku”, thuhet në njoftim.

Njoftimi i plotë:

MBAHET TAKIMI MES PËRFAQËSUESVE TË OHTK DHE KRYEMINISTRISË!

Kryetari i Odës së Hotelierisë dhe Turizmit të Kosovës prof. Dr. Hysen Sogojeva, bashkë me drejtorët e departamenteve të estradës dhe të sallave të dasmave z. Afrim Muqici dhe z. Driton Hoti, si dhe me drejtorin ekzekutiv z. Visar Demolli, pas presioneve të shumta për takim me kryeministrinë dhe ministrinë e Shëndetësisë, sot kanë mbajtur takim me zëvendëskryeministrin z. Besnik Bislimi si dhe U.D e Ministrisë së Shëndetësisë znj. Dafina Gexha-Bunjaku.

Kërkesat konkrete të përfaqësuesve të OHTK-së ishin si më poshtë:

1. Zgjatja e orarit të punës për të gjitha kategoritë deri në ora 01:00 pasmesnate;

2. Lejimi i punës për sallat e dasmave dhe clubet, sipas manualit të IKSHPK-së;

3. Të hiqet ora policore;

4. Të zgjatet afati për uljen e TVSH% nga 18% në 8% të paktën edhe për 5 vitet e ardhshme;

5. Të fillojnë organizimet e ahengjeve në bazë të manualit;

6. Të bëhet përkrahja financiare ndaj bizneseve;

7. Të bëhet subvencionimi i pagave të punëtorëve;

8. Të mbulohen shpenzimet e qirave për bizneset nga viti 2020-2021 që kanë punuar pjesshëm;

9. Të bëhet kompensimi i bizneseve që nuk kanë punuar fare gjatë kësaj kohe;

10. Për të hyrë në lokale t’u kërkohet certifikata e vaksinimit për vaksinimin e plotë ose marrjen e një doze të vaksinës kundër COVID-19, testi RT-PCR negativ për COVID-19 jo më i vjetër se 72 orë ose dëshmia se personi ka kaluar COVID-19 në të kundërtën inspektoriati të merret me atë biznes;

Përfaqësuesit tanë përveq kërkesave që patën, u zotuan para kryeministrisë se nëse gjendet një alternativë që çdo biznes hoteliero/turistik të punojë njësoj pa u standardizuar, atëherë do të zotohen që do t’u bëjnë thirrje çdo pronari të biznesit e në veçanti pronarëve të sallave të ahengjeve të ndryshme për t’u kërkuar që në rast se duan të hapen dhe të punojnë do t’i respektojnë çdo masë e cila do të dalë nga qeveria e Kosovës, në të kundërtën do ta pësojë jo vetëm me dënim por edhe me mbyllje për një kohë të caktuar.

Pas këtij zotimi zëvendëskryeministri z. Besnik Bislimi qe i gatshmëm që këto kërkesa t’i drejtojë tek këshilli ndërministror në mënyrë që me shqyrtu mundësinë për akomodimin e këtyre zotimeve nga OHTK.

Ne mbesim në pritje të një përgjigjje sa më të shpejtë, dhe shpresojmë në lajmin që edhe për sektorët e kufizuar deri më tani të ketë alternativë pune ashtu siç ka për të tjerët që veqse kanë filluar punën!/arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme