Në vazhdën e seancën gjyqësore ndaj ish-pjesëtarit të UÇK-së, Salih Mustfa, dëshmitari i pestë i cili po intervistohet nga mbrojta e Mustafës ka treguar arsyet pse shkonte në shtabin afër shkollës në Zllashë.
Ai tha se aty kishte shkuar vetëm një apo dy herë dhe se arsyeja ishte për të dërguar ushqim, raporton arbresh.info
Von Bone: Komandanti që ishte te shtabi, që ju përmendët pak më parë, pra komandantët e Brigadës 153, a kishin kompetencë mbi njësinë tënde?
Von Bone: Dhe çfarë keni vënë re lidhur me këtë., ti vetë në rutinën e përditshme?
Prokurori: Nuk e kuptojmë pyetjen e avokatit, ndoshta do të ishte më mirë të ishte pyetja me specifike?
Gjykatësja: Do t’i hedhë një sy dhe do të vendos.
Gjykatësja: Duhet të jeni më konkret, se është e përgjithshme pyetja.
Von Bone: Ti the se brigada, pra njësia jote varej nga brigada, si ishte kjo gjë, a mund të na shpjegosh më tej këtë gjë, varësin e njësisë?
Gjykatësja: Nuk është e qartë pyetja e juaj sa i përket autoritetit apo si, nuk e kam të qartë.
Von Bone: Si e dinit ju këtë?
Dëshmitari: Nuk kam përgjigje.
Von Bone: E kuptoj, jau ka shpjeguar njëri më përpara se brigada 153 ishte mbi njësinë tënde, kur u bërë anëtar, kur u anëtarësove në UÇK?
Dëshmitari: Po.
Von Bone: A vinte në njësinë tënde anëtar të komandës së brigadës apo komandantët, me kë takoheshin kur vinin?
Dëshmitari: Me komandantin e njësisë.
Von Bone: Ai personi që përmendet pak më herët, ti shkove edhe në shtabin të shkolla, kështu ka qenë?
Dëshmitari; Po.
Von Bone: Pse shkoje aty, çfarë pune bëjë?
Dëshmitari; 1 herë 2 herë kam qenë, me jau dërgua ushqimin.
Von Bone: Dhe të kujtohet se ke shkuar edhe tek skifterët apo jo te baza/
Dëshmitari: Vetëm një herë kam qenë.
Von Bone: A mund të na përshkruash bazën si ishte?
Dëshmitari: Shumë pak më kujtohet, një ushtar ka dalë me marr ushqimin, nuk më kujtohet shumë ajo pjesë.
Von Bone: E kishe parë më përpara atë ushtarin, a ishte aty vetëm një shtëpi e vetme?
Dëshmitari: Po.
Von Bone: A mendon se ishte një vend i izoluar ky?
Dëshmitari: Në qfarë kuptimi i izoluar?
Von Bone: A ishte pranë një fshati, apo në një vend të humbur që s’kishte shtëpi për rreth?
Dëshmitari: Më kujtohet se ka qenë si shtëpi, po se di s’më kujtohet mirë.
Në aktakuzën e konfirmuar ndaj Salih Mustafës, thuhet se ai akuzohet në kuadër të formave të ndryshme të përgjegjësisë penale, për: ndalim arbitrar, trajtim mizor, torturë dhe vrasje të paligjshme si krime lufte të kryera në kontekstin e konfliktit të armatosur jo ndërkombëtar në Kosovë, ose në lidhje me atë konflikt./ArditëShkodra/arbresh.info/
Haxhiu: Serbia s’i dorëzon kriminelët e luftës, ne do t’i gj...
Vitia nënshkruan listën finale që i hap udhë jetësimit të Li...
Pritjet deri në 40 minuta për të hyrë në Kosovë
Ambasada amerikane nderon Hovenierin për marrëdhëniet ShBA-K...
Hoxha pret ambasadoren greke: Shtim të sporteleve në pikat k...
Presidenja e Gjeorgjisë kërkon që data e zgjedhjeve të cakto...