Po vazhdon seanca ndaj ish-pjesëtarit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Salih Mustafa, apo ndryshe komandant Calit.
Pa përfundimit të intervistimit të dëshmitarit të pestë nga prokuroria dhe mbrojtja e viktimave, po vazhdohet me marrjen në pyetje nga avokati i Mustafës, Von Bone, raporton arbresh.info
Dëshmitari ka treguar se kur e ka takuar Salih Mustafën dhe si.
Avokati Von Bone: A jeni takuar ndonjëherë më parë me z. Salih Mustafa, domethënë para luftës?
Dëshmitari: Jam takuar (nuk kuptohet qartë).
Von Bone: A e ke takuar ndonjëherë mbas luftës?
Von Bone: A e ke takuar atë personalisht ndonjëherë gjatë luftës?
Përmbajtje e redaktuar.
Von Bone: (Me aq sa kuptohet) Konkrete në atë moment kur jeni përshëndet apo si, si u përshdente me të, nga e dinit se ishte ai?
Dëshmitari: E kam njoftë në bazë të shokëve.
Von Bone: A e kuptoj siç duhet? Se ty të ka thënë dikush tjetër që ai ishte Salih Mustafa, a e quajti Salih Mustafa apo Cali?
Dëshmitari: Cali, Cali.
Von Bone: A ka ardhur ndonjëherë tek ti ai për të riparuar veturën, apo për ndonjë gjë tjetër të ngjashme, a keni pas ndonjëherë ndonjë lidhje, ndonjë kontakt personal apo thjesht sa e keni përshëndet dhe asgjë tjetër?
Dëshmitari: Vetëm përshëndetje, kontakt personal jo, asnjëherë.
Von Bone: E kuptoj, ju folët për Skifterat,…
Përmbajtje e redaktuar.
Von Bone: Ti na the që Brigada 153 e kishte shtabin tek shkolla, është e saktë kjo?
Dëshmitari: (Nuk dëgjohet).
Von Bone: Kush ishin komandantët?
Dëshmitari: Kur kam shkuar unë, ka qenë Sejdi Veseli nëse s’gaboj.
Von Bone: Për çfarë shkove ti atje?
Kryetarja e trupit gjykues, Mapi Feld Folia, ka kërkuar që të kalohet në seancë private.
Dhe pak minuta më vonë është kaluar në seancë publike.
Në aktakuzën e konfirmuar ndaj Salih Mustafës, thuhet se ai akuzohet në kuadër të formave të ndryshme të përgjegjësisë penale, për: ndalim arbitrar, trajtim mizor, torturë dhe vrasje të paligjshme si krime lufte të kryera në kontekstin e konfliktit të armatosur jo ndërkombëtar në Kosovë, ose në lidhje me atë konflikt./ArditëShkodra/arbresh.info/
MINT prezanton thirrjet për aplikim në kuadër të Fondit të S...
Sot nis ndërtimi i Parkut Industrial në Drenas, marrin pjesë...
Mo Salah bëri histori me fanellën e Liverpoolit pas dy golav...
Rama ndan fotografitë e një dite kuq e zi në Londër
Të paktën një i vdekur pas rrëzimit të një avioni mallrash n...
Media spanjolle: Vizitoni Shqipërinë për Krishtlindje, një p...