Në vazhdën e seancës ndaj ish-pjesëtarit të UÇK-së, Salih Mustafa dëshmitari i pestë ka vazhduar t’i përgjigjet pyetjeve të prokurorisë dhe mbrojtjes së viktimave.
Prokuroria: A e dini ju në kohën e ndodhive të ngjarjeve që po diskutonim në përpara se të merrnim pushimin a e dinit ju se kush ishte një person me emrin Agron Xhemajli?
Dëshmitari: Nuk dëgjohet.
Prokuroria: Qfarë roli kishte ai, përbrenda UÇK-së?
Dëshmitari: Bash mirë nuk e di rolin e tij, por mendoj që ka qenë udhëheqës i policisë ushtarake, nuk e di sigurtë.
Pastaj prokurori ka kërkuar nga gjykatësja që të kalohet ne seancë private, shkruan arbresh.info
Pas kthimit nga seanca private, kryetarja e trupit gjykues ka bërë të ditur se me intervistimin e dëshmitarit të pestë do të vazhdonte mbrojtja e viktimave.
Avokatja: Ne gjatë paradite sot kemi përmendur, kemi diskutuar ngjarje që lidhen me një person specifik, për të cilin ju mësuat më vonë që ky person kishte vdekur. Të lutem a mund ta na shpjegosh se si u ndjetë ju rreth këtyre ngjarjeve më vonë, apo si ndiheni edhe aktualisht për atë që ka ndodhur?
Dëshmitari: Prej momentit të marrjes së lajmit jom ndi shumë keq.
Avokatja: A mund ta na shpjegosh se pse je ndjerë kështu?
Dëshmitari: Ndërgjegjja, jam ndier si bashkë pjesëmarrës.
Avokatja: Ne dëgjuam gjithashtu më herët sot, se ju nuk keni folur asnjëherë më familjarët e këtij personi konkret, më vonë ose prej asaj kohe, a ka ndonjë gjë që do të donit t’i thonit familjarëve të këtij personi, ose që ju mendoni se mund t;i ndihmonte ata të kuptonin më mirë se çka ndodhi realisht?
Dëshmitari: Mund t’i them vetëm që më vjen keq për atë që ka ndodh atje, se mi ndihmu diçka nuk kam mundur.
Avokatja: Kaq kisha pyetje unë.
Në aktakuzën e konfirmuar ndaj Salih Mustafës, thuhet se ai akuzohet në kuadër të formave të ndryshme të përgjegjësisë penale, për: ndalim arbitrar, trajtim mizor, torturë dhe vrasje të paligjshme si krime lufte të kryera në kontekstin e konfliktit të armatosur jo ndërkombëtar në Kosovë, ose në lidhje me atë konflikt./ArditëShkodra/arbresh.info/
AUV në pritje të analizave për mandarinat e importuara nga S...
Haxhiu: Serbia s’i dorëzon kriminelët e luftës, ne do t’i gj...
Vitia nënshkruan listën finale që i hap udhë jetësimit të Li...
Pritjet deri në 40 minuta për të hyrë në Kosovë
Ambasada amerikane nderon Hovenierin për marrëdhëniet ShBA-K...
Hoxha pret ambasadoren greke: Shtim të sporteleve në pikat k...