Kryetari i PLD-së, Goran Milevski në “Utrinski Brifing” tha se Zaev pasi që do të deklarohet për dorëheqjen nga pozita e kryeministrit, do të kërkojë mendim nga partnerët e koalcionit për kryeministrin e ri.
“Është lënë hapësirë që emri të jetë temë e hapur, ndërsa mendimin e partnerëve të koalicionit do ta ketë këtë javë. Për ne nuk është e rëndësishme emri i kryeministrit të ri por si do të vazhdojë politika e re”, tha Milevski.
Milevski shtoi se Zaev dëshiron ta transformojë LSDM-në dhe Qeverinë.
“Kemi edhe dy vite e gjysëm. Nëse kjo shumicë parlamentare ka qëllime të sinqerta për të ndryshuar gjërat, atëherë qytetarët do ta shohin këtë, por nëse vazhdojmë në këtë mënyrë, ndoshta edhe më herët do të ketë ndryshim të Qeverisë”, tha Milevski./Telegrafi/
Pacolli uron 17-vjetorin e Pavarësisë: Festojmë me krenari s...
Audi sfidon konkurrencën – njofton vetura më të shtrenjta dh...
Vendos goli i Conceicaos, Juventusi triumfon derbin e Italis...
Shtatë arsye pse duhet të nisni mëngjesin me banane
Qeshni më pak për të mos u dukur të vjetër
Volkswagen po vjen me një model të ri elektrik të përballues...