Prokurori i Shtetit njofton opinionin se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore janë ngritur pesëdhjeteshtatë (57) aktakuza kundër gjashtëdhjetekatër (64) personave, për vepra të ndryshme penale.
Po ashtu, me urdhër të Prokurorit të Shtetit, janë ndaluar për 48 orë tetë (8) persona, si dhe janë bërë dy (2) kërkesa për caktim të paraburgimit të dy (2) personave, të dyshuar se kanë kryer vepra të ndryshme penale.
Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ndaluar pesë (5) persona të dyshuar, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së ndalimit për t’iu afruar vendit ose personit të caktuar ndaj një (1) personi, si dhe ka ngritur tridhjetetre (33) aktakuza kundër tridhjetetetë (38) personave, për vepra të ndryshme penale.
Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur shtatë (7) aktakuza kundër nëntë (9) personave për vepra të ndryshme penale të përcaktuara në Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).
Prokuroria Themelore në Pejë, gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar për 48 orë një (1) person të dyshuar për veprën penale “Vrasje në tentativë” dhe ka bërë një (1) kërkesë për sekuestrimin e një (1) telefoni nën dyshimin se është përdorur për t’u kryer vepra penale “Trafikimi me njerëz”.
Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ngritur katër (4) aktakuza kundër katër (4) personave.
Prokuroria Themelore në Gjakovë, gjatë 24 orëve të fundit me urdhër të prokurorit kujdestar, janë ndaluar dy (2) persona të dyshuar në kohëzgjatje prej 48 orësh, në dy raste të ndara.
Brenda 24 orëve, Prokuroria Themelore e Mitrovicës, ka ngritur trembëdhjetë (13) aktakuza kundër trembëdhjetë (13) personave, për shkak të veprave të ndryshme penale.
Prokuroria Themelore në Ferizaj, ka bërë një (1) kërkesë për arrest shtëpiak kundër një (1) personi për veprën “Rrezikimi i trafikut publik”, nga neni 370 paragrafi 9 lidhur me paragrafin 1 të KPRK-së.
Në vijim gjeni raportin e veçuar për secilën prokurori
Prokuroritë Prokuroria Speciale Prishtinë Prizren Pejë Gjilan Gjakovë Mitrovicë Ferizaj Total:
Aktakuzat
personat / 33 – 38 7 – 9 / 4 – 4 / 13 – 13 / 57 – 64
Ndalimet / 5 / 1 / 2 / / 8
Paraburgimet:
kërkesat – personat / 1 – 1 / / / / / 1 – 1 2 – 2
Bastisjet / / / / / / / / /
Sekuestrimet / / / 1 / / / / /
1. Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës
////////
2. Prokuroria Themelore Prishtinë:
Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti i Përgjithshëm, me urdhër të prokurorit ka ndaluar një (1) person, pasi i njëjti dyshohet se ka kryer veprën penale “Ngacmimi”, një (1) person me dyshimin se ka kryer veprën penale “Sulmi”, një (1) person me dyshimin se ka kryer veprën penale “Dhuna në familje” dhe dy (2) persona për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”.
Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):
Departamenti i Përgjithshëm, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së ndalimit për t’iu afruar vendit ose personit të caktuar ndaj një (1) personi, për shkak të dyshimit se i njëjti ka kryer veprën penale “Ngacmimi”.
Aktakuzat:
Gjatë 24 orëve të fundit, Prokuroria Themelore në Prishtinë, ka ngritur tridhjetetre (33) aktakuza kundër tridhjetetetë (38) personave, për këto vepra penale:
Pesë (5) aktakuza kundër pesë (5) personave, për veprën penale “Dhuna në familje”,
Katër (4) aktakuza kundër pesë (5) personave, për veprën penale “Vjedhja”,
Tri (3) aktakuza kundër katër (4) personave, për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”,
Tri (3) aktakuza kundër tre (3) personave, për veprën penale “Ngacmimi”,
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve”,
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”,
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për veprën penale “Kanosja”,
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”,
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për veprën penale “Sulmi”,
Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave, për veprën penale “Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë”,
Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave, për veprën penale “Lëndimi i rëndë trupor”,
Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave, për veprën penale “Cenimi i të drejtave të punësimit dhe papunësisë”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Pengimi i personit zyrtar në kryerjen e detyrave zyrtare”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Sulmi ndaj personit zyrtar gjatë kryerjes së detyrës zyrtare”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Shpërdorimi i pasurisë së huaj”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Asgjësimi, dëmtimi ose heqja e pajisjeve mbrojtëse dhe rrezikimi i sigurisë në vendin e punës”.
3. Prokuroria Themelore Prizren:
Aktakuzat:
Gjatë 24 orëve të fundit në Prokurorinë Themelore në Prizren, janë ngritur shtatë (7) aktakuza kundër nëntë (9) personave për veprat penale si në vijim:
Tri (3) aktakuza kundër tre (3) personave për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve”;
Dy (2) aktakuza kundër katër (4) personave për veprat penale “Kanosja” dhe “Lëndimi i lehtë trupor”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Vjedhja e rëndë”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Kanosja”.
4. Prokuroria Themelore Pejë:
Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Prokuroria Themelore e Pejë gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar për 48 orë një (1) person të dyshuar për veprën penale “Vrasje në tentativë”.
Sekuestrimet e përkohshme:
Prokuroria Themelore në Pejë ka bërë një (1) kërkesë për sekuestrimin e një (1) telefoni nën dyshimin se është përdorur për t’u kryer vepra penale “Trafikimi me njerëz”.
5. Prokuroria Themelore Gjilan:
Aktakuzat:
Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ngritur katër (4) aktakuza kundër katër (4) personave, për këto vepra penale:
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm’’,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Dhënia e ryshfetit’’,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Vjedhja e pyllit’’,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Ngacmimi’’.
6. Prokuroria Themelore në Gjakovë:
Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, në Prokurorinë Themelore në Gjakovë, janë ndaluar dy (2) persona të dyshuar në kohëzgjatje prej 48 orësh, në dy raste të ndara. Një (1) person është ndaluar për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “Tentim vrasje”, si dhe, një (1) person është ndaluar për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “Dhuna në familje”.
7. Prokuroria Themelore në Mitrovicë:
Aktakuzat:
Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka ngritur trembëdhjetë (13) aktakuza kundër trembëdhjetë (13) personave, për shkak të veprave të ndryshme penale.
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për shkak të veprës penale “Mos raportimi ose raportimi i rremë i pasurisë, i të ardhurave, i dhuratave, i dobisë tjetër materiale ose i detyrimeve financiare”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për shkak të veprës penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për shkak të veprës penale “Rrezikimi i trafikut publik”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për shkak të veprës penale “Dhuna në familje”;
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për shkak të veprës penale “Shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për shkak të veprës penale “Lëndimi i lehtë trupor”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për shkak të veprës penale “Ngasja në gjendje të paaftë apo të dehur”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për shkak të veprës penale “Vetëgjyqësia”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për shkak të veprës penale “Shpërdorimi i pasurisë së huaj”;
Tre (3) aktakuza kundër tre (3) personave, për shkak të veprës penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.
8. Prokuroria Themelore në Ferizaj:
Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):
Prokuroria Themelore në Ferizaj, ka bërë një (1) kërkesë për arrest shtëpiak kundër një (1) personi për veprën “Rrezikimi i trafikut publik”, nga neni 370 paragrafi 9 lidhur me paragrafin 1 të KPRK-së./arbresh.info/
Kryeministri australian e pranon me krenari: Jam shqiptar, k...
Izraeli dhe Hezbollahu arrijnë marrëveshje për armëpushim
Gola me bollëk pas pjesës së parë në ndeshjet e Ligës së Kam...
Banorët e Fushë Kosovës nesër do mbesin pa furnizim me ujë t...
Kurti nesër merr pjesë në manifestimin “Dita e Forcës ...
Shpërthim në Prishtinë, lëndohet një person