Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka thënë se Bosnjë është pengesë për anëtarësimin e Kosovës në Kartën e Adriatikut.
Ai gjatë raportimit në Komisionin për Punë të Jashtme dhe Diasporë, i pyetur nga deputeti Gazmend Gjyshinca për punën që kanë bërë për ta bindur Bosnjën, ka thënë se në kuadër të takimeve të bashkëpunimit rajonal ka pasur takime edhe me palën boshnjake.
“Unë jam përkushtuar për Ushtrinë e Kosovës dhe se kjo do të vazhdojë. Unë kam pasur takim me krejt ministrat e Mbrojtjes, por edhe me palën boshnjake të Bosjnës. Pala e Bosnjës është një pengesë. Ne konkretisht bashkëpunojmë me rajonin pasi që ashtu edhe do duhej të ishte. Marrëdhëniet me Shqipërinë dhe Maqedoninë dhe të tjerat jemi në bashkëpunim që të ndihmojmë në çfarë do fatkeqësie”, tha Mehaj.
Ai tha se Ushtria e Kosovës do jetë krah për krah me NATO-në dhe ShBA-të, në çdo mision që kërkohet.
“Kur do që ka nevojë NATO dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ne do të jemi të pranishëm krah për krah më ata, më çdo mision që kërkohet nga ne, pasi që kjo e dëshmon edhe gatishmërinë edhe profesionalizimin që e kanë pjesëtarët e Ushtrisë së Kosovës”, tha Mehaj./arbresh.info/
“Foto e Ditës”, Rama nderon Dëshmorët e Atdheut
Kurti njofton se është hapur tenderi për objektet e banimit ...
Policia rrit masat e sigurisë në tërë Kosovën
Borrell jep paralajmërimin përfundimtar për luftën në Ukrain...
Vullneti ironizon banorët: Publiku e ka kuptuar nga Big Brot...
Alonso kërkon fitoren e tretë radhazi të Leverkusen