Të pakënaqur me referimin, tifozët e shkatërrojnë VAR-in

10:49 | 2 Nëntor 2021
A. B.

Tifozët e Gremios e pushtuan fushën dhe i shkatërruan kabinën e VAR-it dhe pajisjet e fotografëve, pas disfatës së skuadrës së tyre 3:1 kundër Palmeiras të dielën.

Sapo përfundoi ndeshja mes Gremios dhe Palmeiras në ligën elitare të Brazilit, të mllefosur dhe zhgënjyer me rezultatin, tifozët vendas u futën dhunshëm në fushë dhe shkatërruan kabinën e Video Asistentit të Gjyqtarit (VAR).

Tifozët e zemëruar e pushtuan edhe parkingun e stadiumit dhe u përleshen me policinë.

Përveç veprimeve shkatërruese në fushë dhe përleshjes me policinë jashtë saj, tifozët e Gremios u rrahën me tifozët vizitorë në tribuna, po ashtu.

Si pasojë e dhunës së tifozëve, Gremio mund ta pësojë shumë keq, pasi e pret një dënim deri në 10 ndeshje prapa dyerve të mbyllura.

Përkrahësit e Gremios ishin të zemëruar me VAR-in në veçanti, pasi falë tij Palmerias shënoi nga penalltia në pjesën e parë.

Ndërsa në çastet e fundit të ndeshjes, VAR-i e anuloi atë do të ishte goli i barazimit të Gremios.

Gremio është në vendin e parafundit në tabelën e Serie A braziliane dhe rrezikon rënien nga elita. /GE/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme