Truket që japin herë pas here kuzhinierët janë mëse të nevojshme për t’u vënë në praktikë, në mënyrë që të shijoni ushqimin sa më shumë.
Ndonjëherë ndodh që, edhe pse e keni përgatitur mishin në të njejtën mënyrë për të njëmijtën herë, ai mund të jetë herë më i lëngshëm, e herë më i fortë, madje në fund edhe mund të bëhet i fortë, transmetin portal arbresh.info
Gjëja e parë që duhet të dini është se nëse planifikoni të skuqni mishin në një tigan, është e detyrueshme ta thani fillimisht mirë atë.
Pse është kjo e rëndësishme?
Për shkak të lagështirës së tepërt, mishi bëhet gomë dhe nuk shijon aspak.
Shefat e kuzhinës thonë se është e rëndësishme që mishi të “pushojë” pas pjekjes. Mos nxitoni ta servirni menjëherë! Lëreni të qëndrojë për disa minuta, ose mund ta mbështillni me fletë metalike. Kjo do të ndihmojë që pjata të jetë e lëngshme dhe e butë./arbresh.info/
Balluku: Nga 1 janari do të ulet çmimi i energjisë elektrike
Xhaka para duelit me Liverpool-in: E di se si është të luash...
Kurti viziton familjen e Rexhep Selimit në 4-vjetorin e arre...
Alkent Pozhegu sjell artin e ri me portretet e Harrisit dhe ...
Hoxha: 20% më shumë buxhet se viti i kaluar për Ministrinë e...
Hoteli në Prishtinë vjedh 21,000 euro energji elektrike, KED...