Përfaqësuesit e të gjitha partive politike, që e përbëjnë shumicën parlamentare, në takimin djeshëm me kryeministrin Zoran Zaev, shprehën mbështetje për Qeverinë, duke thënë se shumica parlamentare është stabile dhe se populli kërkon nga ai ta rishikojë vendimin për t’u larguar nga pozita e kryeministrit.
Në takimin e përbashkët u konstatua se nuk janë të nevojshme zgjedhjet e parakohshme parlamentare, pasi sipas tyre, zgjedhjet do ta çonin vendin në krizë më të thellë ekonomike, shoqërore, ekonomike dhe të sigurisë, por gjithashtu sipas tyre, do të ngadalësonin procesin e integrimeve evropiane.
Në ndërkohë nga kabineti i presidentit Stevo Pendarovski, zyrtarisht nuk është informuar për dorëheqjen e kryeministrit Zoran Zaev.
Edhe nga Kuvendi informuan se dorëheqja e Zaevit nuk ka arritur tek ata, ndërsa thanë se në takimin e djeshëm koordinues me kryetarin Talat Xhaferi, nuk është biseduar fare për dorëheqjen e Zaevit.
Shumica aktuale parlamentare përbëhet prej 62 deputetëve, në përbërje të së cilës janë LSDM, Lëvizja Besa, PLD, RDM, LD, OBRM-Popullore, Partia e Pensionistëve, Pala Serbe në Maqedoni, Partia për Lëvizjen e Turqve, si dhe BDI dhe PDSH./Telegrafi/
Peci s’ndalet, kësaj radhe punëson motrën e Xhelal Sveçlës
Bislimi në Poloni thotë se Kosova ka shënuar progres të shpe...
Po të shikonte veten në pasqyrë, Osmani do të shihte angazhi...
11 vjeçarit në Zhur i sekuestrohet Lamborghini, babai nuk pr...
Bunjaku reagon ndaj kryetares së Autoritetit te Konkurrencës...
Moti i keq në Shqipëri/ Bllokohen disa akse rrugore, disa zo...