Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) e ka hedhur si të palejuar ankesën e Lidhjes Demokratike të Kosovës kundër kandidatit për kryetar të Komunës së Prishtinës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Arben Vitia.
LDK kishte paraqitur ankesë në PZAP kundër Arben Vitisë për shkak të shpërndarjes së materialit zgjedhor në ‘Facebook’, në zgjedhjet lokale të zhvilluara më 17 tetor 2021.
Në arsyetimin e vendimit të PZAP-së thuhet se ky vendim është marrë sipas Nenit 33 dhe 44 i Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme, Rregullës Zgjedhore Nr.11/2013, Kodit të Mirësjelljes për Subjektet Politike, Mbështetësit e tyre dhe Kandidatët dhe Rregulla Zgjedhore Nr.13/2013 Fushata e zgjedhjeve dhe njoftimit për ngjarjet politike. /arbresh.info/
Ferrari prezanton makinën më të fuqishme të historisë së tij
Qëndrimi i Harrisit dhe i Trumpit për Kosovën, faktorë për v...
Cilat janë përfitimet e dushit të ftohtë?
Zëdhënësi i ushtrisë izraelite: Sinwar po përpiqej të arrati...
Edon Zhegrova, i pari me driblime në Champions League
Moska, sulm hibrid Shqipërisë?