Hapja e terminalit doganor, Kurti: Një e arritur që ndihmon shtetin e Kosovës edhe Trepçën

09:46 | 2 Nëntor 2021
A Z

Kryeministri i vendit, Albin Kurti ka marrë pjesë sot në ceremoninë e rihapjes së terminalit doganor të Trepçës në Mitrovicë.

Pas rihapjes së Terminalit Doganor në kompleksin e “Trepçës”, Kurti tha se kjo është një e arritur që na ndihmon të gjithëve, dhe shtetin e Kosovës.

“Kjo është një e arritur që na ndihmon të gjithëve edhe shtetin e Kosovës edhe Trepçën, doganat e Kosovës e Qeverinë e Kosovës, por në veçanti ndihmon të bërit biznes, ato do mund të funksionojnë më mirë e më lirë edhe për të mirën e tyre por edhe të qytetarëve. Nga viti 2003 deri në vitin 2014 terminali doganor ka qenë në hapësirat e Trepçës padrejtësisht e çuditërisht kjo hapësirë i është privuar Trepçës terminali doganor dhe i është dhënë privati jashtë zonës së Trepçës”.

Kurti tha se, 7 vjet më vonë po e rikthejmë në Trepçë atë që gjithmonë i ka takuar Trepçës.

“7 vjet më vonë ne po e bëjmë këtë hapje të terminalit doganor në hapësirën e Trepçës, po e rikthejmë në Trepçë atë që gjithmonë i ka takuar Trepçës, e në këtë mënyrë po e korrigjojmë një dëm të bërë para 7 vjetëve”, ka thënë Kurti./arbresh.info/

Të ngjashme