Google ADS

Ngjarjet e ditës për sot në Kosovë

07:01 | 2 Nëntor 2021
S D

09:00

Mbahet ceremonia e rihapjes së terminalit doganor në Mitrovicë te kompleksi i Trepçës. Merr pjesë kryeministri Albin Kurti. (Drejtoria e Trepçës, zona industriale)

10:00

Ministrisë i Mbrojtjes Armend Mehaj, raporton në Komisionin për Punë të Jashtme dhe Diasporë lidhur me anëtarësimin e Kosovës në NATO. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N303)

10:00

Komisioni i Pavarur i Mediave mban konferencë për medie në lidhje me prezantimin e “Raportit të monitorimit të Ofrueseve të Shërbimeve Mediale Audio-vizuele gjatë fushatës për zgjedhjet lokale 2021”. (Zyra e KPM-së, Prishtinë)

10:00

Instituti për Politika Zhvillimore (INDEP) prezanton hulumtimin “Bashkimi energjetik Kosovë-Shqipëri, Sfidat dhe Mundësitë“. (Hotel “Sirius”, Prishtinë)

10:00

Mbahet takimi i 205-të i Këshillit Prokurorial të Kosovës. (Platforma Zoom)

11:00

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës Donika Gërvalla raporton në Komisionin për Integrime Evropiane. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 303)

11:30

Fillojnë punimet për ndërtimin e objektit për personat me nevoja të veçanta. (Rruga “Ilaz Kodra”, Skenderaj)

12:00

Lidhja Demokratike e Kosovës mban konferencë për medie. (Ish-ndërtesa e Ombuspersonit)

13:00

Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti shqyrton Projektligjin për mbrojtjen e konkurrencës, atë për patentat etj. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 10)

17:00Instituti Demokraci për Zhvillim (D4D) organizon Sallonin e së Martës. (Dit’ e Nat’, Prishtinë)

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme