Analisti nga gazeta Lajmpress, Fejzi Hajdari, deklaroi se Maqedonia tani gjendet para një krize të re politike, meqë kryeministri aktual, Zoran Zaev dhe koalicioni me Ali Ahmetin humbi pothuajse të gjitha qytetet më të mëdha gjatë zgjedhjeve të fundit.
“Këtu në Maqedoni kush e humb Shkupin ajo parti duhet të tërhiqet nga qeveria dhe të shpallen zgjedhjet e reja, dhe diçka e tillë ndodhi tani, meqë Zaev e kishte bërë këtë premtim qysh para fushatës”, tha ai.
Megjithatë, Hajdari beson se kjo gjë nuk do të përfundojë kështu, sepse siç u shpreh, me takimin e sotëm partnerët e koalicionit qeverisës dorëheqjen nuk ia pranuan dhe nuk e miratuan, duke kërkuar që Zaev të qëndrojë në qeveri deri në fund të mandatit.
“Duke e njohur mirë Zaevin, mendoj që s’do të jetë ndonjë befasi nëse ai tërhiqet nga kjo kërkesë, se një lojë e tillë ndodhi edhe me 14 viktimat që ndodhën në Tetove, ku ofroi dorëheqje ministri dhe drejtori i spitalit dhe pas disa ditësh ndërruan mendje dhe qëndruan në punë”.
“Presidenti nuk e ka miratuar dorëheqjen, prandaj unë thash se më shumë më duket si një lojë e kurdisur mes tyre. Qëndrimi i partive të koalicionit qeverisës se ai duhet të shkojë deri në fund të mandatit, tregon se apriori kjo mund të jetë një lojë e tij”.
“Opozita tani e ka topin, por ajo po insiston që të ketë zgjedhje të reja parlamentare”.
“Zgjedhjet janë të pashmangshme. Në momentin kur jep dorëheqje kryeministri, detyrimisht parlamenti duhet ta konstatojë dorëheqjen dhe të shkohet në zgjedhjet e parakohshme parlamentare”.
“Nga kjo situatë, shqiptarët fitojnë në rast se shkohet në zgjedhje të reja parlamentare, që më në fund të shihet një ndryshim, sepse partia e Ali Ahmetit qe 20 vjet po qëndron në qeveri dhe të drejtat e shqiptarëve kanë ngel po të njëjtat”, përfundoi Hajdari për emisionin Edicioni Secial në Klan Kosova.
Çfarë duhet të dinin për Islandën – kundërshtarin e Kosovës ...
Në Ditën e Alfabetit, prezantohet projekti për Fjalorin e ri...
Edi: Jam tregtari më i mirë i kriptovalutave në Kosovë, përf...
Vrasje me armë zjarri në Tropojë
SHBA, senatorët reagojnë pas tërheqjes nga emërimi të ish-li...
Dogana kapi 15 mijë euro mall të padeklaruar në aeroport, gj...