SPAK vë nën hetim “Call Center-at”: Mashtrojnë qytetarët e BE-së

00:50 | 2 Nëntor 2021
Trina Galanxhi

Prokuroria e Posaçme kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit (SPAK) ka nisur hetimin për 13 kompani Call-Centerash që veprojnë në Tiranë.

Këto Call-Centera dyshohet se kanë mashtruar qytetarë të Bashkimit Europian duke iu marrë shuma parash.

Burime për abcnews.al bëjnë me dije se hetimet e SPAK janë duke u kryer në kuadër të organizatës kriminale pas kërkesave nga Gjermania dhe Holanda.

Punonjës të Call Centerave që njihen si “call center bursash” telefononin nga zyrat e tyre qytetarët e BE-së duke iu premtuar se nëse investonin shuma të mëdha në bursë apo në kriptomonedha do të siguronin fitime të mëdha.

Mashtrimi zgjaste për disa javë apo muaj pasi fillimisht viktimës i merrej një shumë e vogël pararash dhe më pas nën premtimin për fitime të mëdha bindej që të investonte edhe më tepër.

Në fund, telefonuesi zhdukej duke i marrë të gjitha paratë investitorit nga BE, të cilat kalonin në numrin e llogarisë së kompanisë së Call Centerave, nga të cilat operatori shqiptar fitonte përqindje të majme.

Ka dyshime dhe indicje nga autoritetet në Gjermani se pjesë e këtyre mashtrimeve kanë rënë shumë shtetas gjermanë./opinion/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme