Një ngjarje tronditëse u zbulua ditën e shtunë nga policia në kryeqytet, ku një vajzë 6 vjeçare është paraqitur në spital me shenja dhune dhe momentalisht ndodhet nën kujdesin e mjekëve dhe në gjendje të rëndë për jetën.
Dyshohet se babai i të miturës ka abuzuar seksualisht me vajzën, ndërsa pritet rezultati i ekspertizës mjeko-ligjore. Kanë qenë mjekët nga Spitali Pediatrik ‘Nënë Tereza’ në Tiranë që kanë njoftuar policinë për ngjarjen e rëndë.
Gazetarja Anila Hoxha, e ftuar sot në ‘Open’ thotë se dy dëshmitë, ajo e nënës së vajzës dhe ajo e babait, ‘përplasen’ me njëra tjetrën.
Nga njëra anë është nëna, që në dëshminë e saj tregon se ata kishin 6 vite të ndarë prej dhunës që ai ushtronte dhe ishin bashkuar prej 1 muaji e gjysmë. Në një intervistë ekskluzive për ‘Shqipëria Live’ nëna mohon gjithçka ka ndodhur!
Nga ana tjetër, babai në dëshminë e tij thotë se ditën e ngjarjes ka rrahur vajzën e tij me një thupër, pasi kjo e fundit duke luajtur me telefonin e të atit ka tentuar të marrë në telefon të ëmën, e cila ndodhej në punë, dhe për të mos bezdisur të ëmën 27-vjeçari ka dhunuar vajzën e tij.
Hoxha zbulon më tej edhe dëshminë e mësueses së vajzës, e cila thotë që gjatë kohës që e ndiqte nuk kishte vërejtur asnjë shenjë traumatike
Ekspertiza mjeko-ligjore nuk ka dalë ende, ndërkohë që nesër do të mbahet edhe seanca gjyqësore ndaj 27-vjeçarit, e cila do të zhvillohet me dyer të mbyllura dhe pa praninë e medias.
“Media në çështje kaq sensibiluezes duhet të ruajë misionin e saj jo vetëm për të informuar, por të ruajë me skepticizëm mos dhënien e info që do të ndikonin në rëndimin e gjendjes së fëmijës, për të ardhmen e fëmijës. Zyrtarisht thuhet se fëmija vazhdon të trajtohet nga mjekët, fillimisht policia ka njoftuar dhe ka bërë publik rastin për mediat duke ruajtur identitetin e babait. Janë kryer dy njoftime nga ana e policisë. Jo zyrtarisht thuhet se rasti është evidentuar dhe përcjellë në polici nga ekipi i mjekëve, gjykata sot për shkak të të dhënave ka njoftuar mediat se seanca ndaj të dyshuarit do të zhvillohet nesër. Lidhur me faktin e ndjeshmërisë së kësaj çështje seanca do të mbahet me dyer të mbyllura. Është një nga rastet e rralla që gjykata njoftoi se s’do të ketë prani të mediave. Në raste të tilla s’bëhet fjalë për detaje që janë shumë të rënda dhe do cenonin fëmijën por për vetë fëmijën e abuzuar. Ka të dhëna që përplasen me njëra tjetrën, dëshmi e mamasë së fëmijës, dëshminë e mësuese së vajzës, e cila thotë që gjatë kohës që e ndiqte nuk kishte vërejtur asnjë shenjë traumatike, depresioni. Këto dëshmi përplasen tek dy prindërit. Nëna nga njëra anë që tregon historinë familjare, që ishin divorcuar dhe për ti dhënë një shans martesës ishte kthyer së bashku me vajzën. Zonja mohon gjithçka, nga ana tjetër babai thotë që e kishte goditur të bijën me thupër sepse bajza po luante me tel e tij dhe donte të telefononte të ëmën që ishte në punë. Për të mos bezdis të ëmën ai tregonte që e kishte goditur me thupër. Të dyja palët mohojnë dyshime mbi atë që mund të jetë prezente. Ekspertiza ska dalë ende. Dy dëshmi që mund të vendosen pikëpyetje, nga njëra anë që tregon mundësinë e një familje që duhet të vijonte jetën, një nënë që tregon që babai tregonte dhembshurinë për fëmijën e tij duke e përqafuar, dhe nga ana tjetër babai që bezdiset. Kemi edhe një fakt ku fëmija dërgohet në spital për shkak të dëmtimeve edhe dhunës”, u shpreh gazetarja Anila Hoxha.
Rusia mohon të jetë e përfshirë në dëmtimin e kabllove në De...
Komiteti Ndërministror për të Drejtat e Fëmijëve mbajti taki...
Kosova në vazon e katërt në shortin e kualifikimeve për Kamp...
Hapet selia e re e Shoqatës Humanitare Bamirësie “Bereqeti”
“M’shurdhofsh”, reagimi epik i Xuxit ndaj Burimit
Aliu: Kemi eliminuar burokracinë, kemi reduktuar dokumentaci...