American Airlines anulon 250 fluturime

19:05 | 1 Nëntor 2021
Trina Galanxhi

Kompania ajrore American Airlines anuloi sot edhe 250 fluturime të tjera, duke vazhduar praktikën shumëditore të vendimeve të tilla.

Përkatësisht, kompania ka anuluar 1058 fluturime të dielën, 548 të shtunën dhe 343 të premten. Domethënë, në një periudhë prej katër ditësh, American Airlines anuloi rreth 10% të fluturimeve të saj kryesore, shkruan CNN, transmeton portal arbresh.info

Zyrtari kryesor i kompanisë David Seymour tha se linja ajrore po “anulonte në mënyrë proaktive” fluturimet për të siguruar “një orar fluturimi sa më të sigurt” pasi rrugët kryesore u goditën nga erëra të forta dhe stuhi.

Southëest Airlines anuloi gjithashtu më shumë se 2000 fluturime brenda pak ditësh tre ditë më parë, duke përmendur problemet e motit dhe kontrollit të trafikut ajror. Lëvizja i kushtoi kompanisë 75 milionë dollar.

Kur pandemia e Covid-it në vitin 2020 ndaloi pothuajse plotësisht trafikun ajror, linjat ajrore u ofruan punonjësve pension të parakohshëm dhe paketa të pushimit të papaguar për të ulur kostot dhe për t’i mbijetuar krizës. Megjithatë, ata tani janë duke u përpjekur që të rikthejnë punonjësit dhe të punësojnë sa më shumë staf.

Dennis Tyer, një pilot në American Airlines dhe një zëdhënës i Shoqatës së Pilotëve Aleatë, tha muajin e kaluar se sindikata ishte veçanërisht e shqetësuar për mënyrën sesi linjat ajrore do të përballonin rritjen e numrit të pasagjerëve gjatë pushimeve të ardhshme.

“Ne duam të bëjmë fluturime, por nuk duam të shesim bileta për vende që nuk ekzistojnë,” tha ai./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme