Pas ndëshkimit me 150 mijë franga dhe një ndeshje pa tifozë për shkak të trazirave që shkaktuan tifozët shqiptarë në sfidën kualifikuese ndaj Polonisë, kombëtarja shqiptare ka marrë një tjetër ndëshkim nga FIFA.
Kuqezinjtë janë ndëshkuar nga komisioni i Disiplinës i Organizmit më të lartë të futbollit botëror me një tjetër gjobë për një episod në sfidën e 5 shtatorit ndaj Hungarisë në Elbasan Arena, ndeshje e fituar 1-0 nga kuqezinjtë me një gol pak minuta para fundit të Armando Brojës.
FIFA ka gjobitur FSHF-në me 37 mijë e 500 franga të tjera për shkak se mbi stadiumin Elbasan Arena gjatë kohës që po luhej ka fluturuar një dron i cili po valivste një pankartë me një mesazh të papërshtatshëm për eventet sportive.
Bëhet fjalë për dronin me mesazh politik “ Taulant Balla Elbasani ty të do”, kushtuar drejtuesit politik të qarkut të Elbasanit dhe ish-sekretarit të përgjithshëm të Partisë Socialiste Taulant Balla.
Sara dhuron spektakël, realizon vallëzim si dënim nga Xuxi
Akuzat e Pecit, Pacolli: Dikur mbante bluzën me emrin e firm...
A do ta ndaje ndonjërën prej banoreve nga partneri i saj bre...
Tare: Sjellja e futbollistëve të Kosovës tejet dinjitoze
Zarfi ngjyrë hiri shfaqet në ekran – banorët nisin hamendësi...
Papa ‘bekon’ lumturimin e 2 martirëve të krishterë në Shkodë...