Ali Ahmeti: Kisha bisedë të tensionuar me Zaevin, nuk pajtohem me lëvizjet e tij

18:26 | 1 Nëntor 2021
Përparim Bublaku

Lideri i BDi-së Ali Ahmeti nuk pajtohet me vendimin e Zoran Zaevit për të tërhequr. Ai tha se ka pasur një bisedë të tensionuar mbrëmë me Zaevin ,me çka ia ka bërë me dije se nuk pajtohet me lëvizjet e tij.

“Kam pasur bisedë goxha të tensionuar mbrëmë me Zaevin, që nuk jam pajtuar me lëvizjet e tij që i ka bërë me tërheqjen e tij nga partia dhe nga kreu i Qeverisë. Ja kam bërë me dije pozicionet e forta të BDI-së. Këto janë zgjedhje lokale, ne para 1 viti kemi fituar zgjedhjet e përgjithshme dhe ne kemi fituar mandat për të drejtuar politikat e shtetit. Kështu që edhe sot kam pasur sërish bisedë me Zaevin me çka i kam thënë se nuk mund të bëjmë kompromise me çështje madhore, që ai të bëjë tërheqje. Të shqyrtohet në partin e tij ky vendim që për mendim timin është i paarsyeshëm dhe i ngutshëm”, tha për TV21 kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti.

Ndryshe gjatë ditës së djeshme, pas rezultateve në komuna, kryetari i LSDM-së dhe kryeministri Zoran Zaev dha dorëheqje nga pozita e kryetarit dhe kryeministrit, ndërkaq sot partnerët e koalicionit qeveritar sot kishin takim.

Në zgjedhjet e fundit lokale, LSDM humbi disa komuna duke përfshirë Bashkinë e Shkupi, Kumanovën, Manastirin dhe komuna të tjera.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme