Zëvendëskryeministri nga radhët e BDI-së, Artan Grubi në konferencë për shtyp pas takimit me partnerët e koalicionit qeveritar tha se në mungesë të Ahmetit, bashkë me ministrat Osmani dhe Besimi dhe të gjithë dhamë përkrahjen për shumicën parlamentare.
“Dhamë mbështetje njëzëri për shumicën parlamentare, për programin e Qeverisë dhe për vazhdueshmërinë e politikave qeveritare, në veçanti në aspektin e integrimit evropian, në aspektin e reformave dhe në aspektin e sigurisë”, u shpreh Grubi.
Ai tha se të gjithë partenrët e koalcionit qeveritar kanë qenë kundër dorëheqjes së kryeministrit Zaev dhe se dorëheqja e tij ka qenë e përshpejtuar.
Grubi u shpreh se Maqedoninë e presin negociata me Bullgarinë për zgjidhjen e çështjes me Sofjes, të hapen negociatat dhe më pas kur të vendoset shteti në binare mund të shihen opsione të tjera. Grubi për dorëheqjen e Zaev nuk e komentoi duke thënë se ai duhet ta komentojë dorëheqjen e tij./TVKlan Maqedonia/
Ministrat e G7-ës takohen në Itali për të diskutuar për konf...
Sulmuesi kosovar po shkëlqen në Rumani
Vendoset gurthemeli i nënstacionit të Policisë së Kosovës në...
“Luks apo nevojë?” – Presidentja Osmani e hap ku...
FSK realizon trajnim për sistemin e armëve me ushtrinë turke
Konjufca pret në takim homologun nga Maqedonia e Veriut