NATO ngurron të vendosë dialog me Rusinë, deklaroi të dielën ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergej Lavrov, në një konferencë për shtyp pas samitit të G20-tës në Romë, raporton Anadolu Agency (AA).
“Ne nuk kemi informacion se çfarë do të bëjë NATO. Ne mbështetemi në fakte dhe këto fakte sugjerojnë se NATO nuk dëshiron ndonjë bashkëveprim me ne”, tha ai, pasi u pyet nëse NATO i kishte dërguar ndonjë sinjal Rusisë për vendosjen e dialogut.
“Edhe kur kishim një përfaqësues në NATO, ata nuk donin diçka të tillë. Ata donin të na mësonin se si të jetonim, të diskutonim për Ukrainën dhe të bënim propagandë”, shtoi ai.
NATO njoftoi më 6 tetor se kishte reduktuar stafin e misionit rus në selinë e aleancës në Belgjikë nga 20 në 10 anëtarë, duke hequr akreditimin e tetë diplomatëve dhe duke shfuqizuar dy pozita vakante. Më pas u kërkoi diplomatëve rusë të largoheshin nga Brukseli deri në fund të tetorit.
Më 18 tetor, Lavrov njoftoi se Rusia do të pezullonte misionin e saj në NATO nga nëntori e tutje në shenjë hakmarrjeje ndaj vendimit të aleancës. Ai tha gjithashtu se puna e misionit të ndërlidhjes ushtarake të NATO-s dhe zyrës së informacionit në Moskë do të pezullohet.
Duke iu referuar pranisë në rritje ushtarake amerikane në Detin e Zi, ai argumentoi se vendimi i Washington-it për të dërguar anije luftarake atje nuk kontribuon në stabilitetin në rajon.
Duke theksuar se Rusia kërkon bashkëpunim në rajon, jo konfrontim, Lavrov paralajmëroi se Moska është e gatshme të shmangë çdo kërcënim dhe mund të ruaj sigurinë e saj në Detin e Zi.
Stërvitja e përbashkët mes PK-së, EULEX-it dhe KFOR-it, Bard...
Gjyqtarët kosovarë ndajnë drejtësi në ndeshjen e Conference ...
Agjencioni Anti-Korrupsion do të hetojë grantet për vëllain ...
Fjalim prekës nga gjyshit i 14-vjeçarit të vrarë: S’dua t’i ...
Klinika e Urologjisë në QKUK rikthen shërbimin ESWL për traj...
80-vjetori i Bibliotekës Kombëtare, Kurti: Në këto mure jeto...