Antonio Conte ka mbërritur në Londër për të diskutuar për një marrëveshje të mundshme me Tottenhamin.
Edhe pse është përfolur se Conte pritet të marrë drejtimin e Manchester United, sot gjatë ditës është raportuar se Tottenhami pas humbjes ndaj Manchester United me rezultat 3-0, ka gjetur zëvendësimin ideal të menaxherit të tyre te cilin e kanë shkarkuar, Nuno Espirito Santo.
Conte pritet që sonte të takohet me drejtuesit e Tottenhamit për detajet e fundit, ndërsa thuhet se do të nënshkruaj kontratë më vlerë deri në vitin 2023.
? Antonio #Conte just landed in #London. In the afternoon meeting with @SpursOfficial for last details and signature for the contract until 2023. @SkySports @SkySport
— Gianluca Di Marzio (@DiMarzio) November 1, 2021
Tottenhami aktualisht gjendet në vendin e tetë të tabelës së Premier Ligës me 10 pikë më pak sesa lideri i tabelës, Chelsea. /arbresh.info/
Shefi i NATO-s takohet me Trumpin në Florida
Grenell pritet të emërohet i dërguar special për konfliktin ...
McKee: Nuk pres që ShBA-ja të ndryshojë qasje ndaj Kosovës
Hamza: Buxheti i shtetit duhet të rritet si rezultat i rritj...
Superliga rikthehet sot me dy superduele
Poker dhe baste sportive online, 29 të arrestuar në Tiranë