Ministri i Punëve të Brendshme i Gjermanisë, Horst Seehofer, ka pranuar se autoritetet kanë bërë gabime serioze gjatë hetimit të një sërë vrasjesh që shënjestruan emigrantë turq midis viteve 2000 dhe 2007.
Për agjencinë gjermane të lajmeve DPA, ministri Seehofer tha se e kuptuan shumë vonë se të gjitha këto vrasje u kryen nga një celulë terroriste e krahut të djathtë.
“Ne ishim të verbër në syrin e djathtë për një kohë të gjatë. Duke pranuar këtë fakt të hidhur edhe nëse dhemb”, tha politikani konservator.
Grupi terrorist i ekstremit të djathtë Nëntoka nacional-socialiste (NSU) vrau tetë emigrantë turq, një shtetas grek dhe një police gjermane gjatë një sërë krimesh që zgjati deri në vitin 2011.
Pas shumë vitesh, policia dhe shërbimet e inteligjencës gjermane përjashtuan çdo motiv neo-nazist për vrasjet dhe në vend të kësaj i trajtuan familjet e emigrantëve si të dyshuar, duke i marrë në pyetje për lidhje të dyshuara me grupet mafioze dhe trafikantët e drogës.
Publiku gjerman për ekzistencën e grupit NSU dhe rolin e saj për herë të parë mësoi më 4 nëntor të vitit 2011, kur dy anëtarë të grupit thuhet se kryen vetëvrasje pas një grabitje të pasuksesshme bankare. Policia gjeti prova në banesën e tyre që tregonin se ata qëndronin pas vrasjeve.
Skandali ngjalli një debat në Gjermani rreth racizmit institucional dhe rritjes së presionit ndaj organizatorëve të sigurisë dhe inteligjencës së vendit, të cilat prej kohësh janë kritikuar për nënvlerësimin e kërcënimit të ekstremit të djathtë,transmeton Anadolu Agency (AA).
Seehofer tha se autoritetet gjermane mësuan nga dështimet e të kaluarës, kryen reforma administrative dhe forcuan kapacitetet e agjencive të sigurisë në luftën kundër ekstremizmit të krahut të djathtë.
Ai tha se e djathta ekstreme sot mbetet një kërcënim i rëndësishëm, pasi raportet theksojnë se ekstremistët e krahut të djathtë mund të arrijnë një audiencë më të gjerë dhe të fitojnë pasues të rinj.
“Zbulimet tona tregojnë qartë se ekstremizmi i krahut të djathtë është kërcënimi më i madh për sigurinë në Gjermani”, u shpreh ministri gjerman.
Arioni surprizohet nga motra e tij në Big Brother, ja takimi...
Paris Saint-Germaini merr një fitore komode ndaj Toulouse
Konfiskimi i armatimit në veri, Kurti: Siguria e njerëzve dh...
Çfarë është rezistenca ndaj antibiotikëve dhe përse konsider...
Refuzohet kërkesa e Shalës për mosparaqitje ose shtyrje të s...
Reshjet e borës, zv.ministri Durmishi: Ekipet e mirëmbajtjes...