Portieri i Drenicës, Visar Haxhijaj u detyrua ta linte më herët se ç’duhej duelin e javës së 12-të kundër Prishtinës në Superligën e Kosovës në futboll.
Pas një dyluftimi në ajër në minutën e 30-të në zonën e tij, Haxhijaj pësoi një lëndim ku edhe u dergua me urgjencë në spital.
Në shikim të parë, dukej se “gardiani” i portës së Drenicës u lëndua rëndë, megjithatë fatëmirësisht gjithçka është në rregull për të.
Ai tashmë është larguar nga spitali, ndërkohë që pret shumë shpejtë të kthehet edhe në stërvitje te “kuqezinjët”.
“Jam liruar nga spitali. Nuk kam ndonjë lëndim serioz. Kam pasur vetëm një rënie të fortë në fushë. Kam bërë rezonancën. Jam mirë dhe besoj se kthehem edhe në stërvitje”, tha Haxhijaj për Gazetën “Demokracia”.
Drenica pësoi në takimin kundër Prishtinës me rezultat 1-0, përballje kjo që u zhvillua në stadiumin “Fadil Vokrri”./Arbresh.info
Fillon fushata “16 ditët e aktivizmit kundër dhunës me...
Rutte flet me Erdoganin për situatën e sigurisë në Kosovë
Vera e ardhshme pritet ta gjej në skuadër të re Fisnik Aslla...
Programi “ALBAdapt”, Kumbaro: Kapitull i ri, përgatit Shqipë...
Lëkundje të forta tërmeti në Turqi
Haradinaj thërret konferencë për media nesër, s’dihet arsyej...