Google ADS

Rama prezanton projektin “Prishtina shtatë minuta qytet”

13:19 | 1 Nëntor 2021
V. S.

Kandidati për Kryetar të Prishtinës, nga radhët e Lidhjes Demokratike e Kosovës, Përparim Rama ka prezantuar sot programin e tij, ”Prishtina shtat minuta qytete”.

Përmes një konference për media, Rama ka thënë se më këtë banoret do të shijojnë përjetime pozitive, raporton arbresh.info

Ai para mediave tha:

Të dashur gazetarë, përfaqësues të mediave, dhe qytetarë të Prishtinës, mirë se keni ardhë!

Kam kënaqësinë të prezantoj para jush projektin “Prishtina – 7 minuta Qytet”.

Prishtina është e banorëve të saj, por gjithashtu është si kryeqytet i vendit në të qarkullon e gjithë Kosova.

Andaj, njerëzit me të drejtë ankohen për mbingarkesën e trafikut, mungesa e hapësirave publike, mungesën e shkollave dhe të çerdheve afër vendbanimeve, ose pamundësia e gjetjes së një vendparkimi edhe pasi kanë arritur në destinacion.

Si rrjedhojë, për shkak të mbingarkesës në qytet, në Prishtinë nuk është fort e lehtë me qarkullu lirshëm, as në këmbë, as me transport alternativ ose urban.

Projekti ynë kryesor, ai i Ridefinimit të Qendrës, vjen si zgjidhje ideale e shumë problemeve urbane, të cilat ndërlidhen ngushtë me njëra-tjetrën.

Me riorganizimin e qendrës së qytetit, që parasheh si Qendër të re të Prishtinës të gjithë Rrethin Qendror, i cili do të tangjetohet nga 6 pika kyçe me parkingje nëntokësore, Prishtina do të shndërrohet në “7 minuta qytet”.

Ky nocion nënkupton që secila pikë përbrenda qendrës, pra gjithçka që i nevojitet qytetarit brenda qendrës së Prishtinës, qoftë kjo shkollë, çerdhe, vend i punës, shërbim, hapësirë e gjelbëruar, kinema apo shfaqje teatrale, do të jetë vetëm 7 minuta larg në këmbë ose me transportin alternativ dhe të autobusëve urbanë, të cilët do të qarkullojnë në një frekuencë brenda 7 minutave.

Gjithashtu, lagjet përreth do të kenë qasje të lehtë e më të shpejtë në këtë zonë të qendrës.

Projekti i Ridefinimit të Qendrës së qytetit, duke e vendosur në fokus këmbësorin dhe transportin alternativ, do të na mundësojë një jetë më cilësore e më të shëndetshme, e do të na lejojë të shijojmë përjetime pozitive në përditshmërinë tonë.

Ridefinimi i qendrës e rritë vlerën shoqërore në gjithë këtë zonë dhe të gjitha lagjeve përreth.

Gjithashtu ju bëj me dije se gjatë ditëve në vijim, do të vazhdojmë takimet në të gjitha pjesët e qytetit për t’ju informuar më detajisht për projektet tona për Prishtinën praktike, të pastër dhe të përjetimeve.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme