Boksieri shqiptar kalon në çerekfinale të Borërorit që po mbahet në Beograd

12:23 | 1 Nëntor 2021
Lorik Gerbeshi

Alban Beqiri po mahnit me paraqitjet e tij në Kampionatin Botëror të Boksit që po mbahet në Beograd.

Boksieri kuqezi ka koleksionuar triumfin e tretë në këtë kompeticion, sukses që tashmë e dërgon Shqipërinë në çerekfinale.

Një rezultat fantastic nga sportisti shqiptar, që po nderon flamurin kombëtar në Serbi, me paraqitje të shkëlqyera ndeshja pas ndeshje.

Pasi kishte kaluar me sukses dy meçet e para, fillimisht ndaj boksierit nga Kenia, Maina e më pas kundër atij nga Lituania, Banis, mbrëmjen e djeshme ka ardhur mrekullia e radhës.

Në duelin e tij të tretëm të vlefshëm për kategorinë e peshave 67-71 kg, boksieri me origjinë nga Puka ka mposhtur panamezin, Eduardo Bekford Chambers.

Ndonëse përballej me një kundërshtar shtatlartë, Beqiri bëri paraqitje fenomenale, duke treguar teknikë të jashtëzakonshme boksimi, me goditje të sakta dhe me një mbrojtje të shkëlqyer.

Kështu pas tre raundeve, gjyqtari akordoi fitoren me pikë me rezultat 4-1 (28-29, 29-28, 29-29, 30-27, 30-27) në favor të Alban Beqirit./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme